KosovaPolitika

Meta nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili nisi sot vizitën zyrtare dy ditore në Prishtinë. Pas ceremonisë ushtarake të mirëseardhjes të zhvilluar në sheshin “Ibrahim Rugova” nga Forcat e Sigurisë së Kosovë, dy presidentët Thaçi dhe Meta po zhvillojnë një takim mes tyre.

Pas takimit dypalësh mes delegacioneve, Meta dhe Thaçi do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidenti Meta do të vijojë axhendën me takimin me kryeministrin Ramush Haradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behxhet Pacolli.

Gjatë vizitës Meta do të takohet edhe me krerët e partive parlamentare, si dhe do të bëjë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button