Rajoni

Kush është zonja Erdogan? Refuzoi të martohet e mbuluar dhe s’ka gjë kundër haremit

Për vizitë zyrtare në Serbi arriti presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili me vete mori edhe bashkëshorten Eminen. Përderisa për presidentin pak a shumë dihet gjithçka, informata për zonjën e parë të Turqisë ka shumë më pak. Gruaja e cila me Erdoganin tashmë 40 vjet ndan të mirën e të keqen, në fillim fare nuk mori pjesë në karrierën politike të burrit të vet, ndërsa më pas u gjet në qendër të një skandali lokal, shkruan blic.rs.

Eminja ka rrënjë arape. Është fëmija më i vogël dhe e vetmja vajzë në një familje me pesë fëmijë. Ka ndjekur shkollën artistike “Mithat Pasha”, por vullnetarisht e ka braktisur para maturës.

Kur ka qenë 15-vjeçare, vëllai i madh Hyseini ia ka ndaluar të dalë nga shtëpia pasi “kjo s’u ka hije vajzave të moshës së saj”.

Në një nga intervistat e rralla, Emija ka pranuar se këtë e ka përjetuar shumë rëndë, kështu që në një moment ka menduar madje edhe për vetëvrasje. Megjithatë në krah i ka dalë e ëma, e cila i ka dhënë leje që të dalë nga shtëpia. Së shpejti njihet me shkrimtaren Shule Jiskel, e cila në atë kohë ka rishqyrtuar rolin e gruas turke dhe në përgjithësi asaj myslimane në botë.

Ajo së shpejti bëhet anëtare e shoqatës “Asociacioni i Gruas Idealiste”. Duke vepruar aktivisht në të, e ka njoftuar edhe bashkëshortin e vet të ardhshëm, me të cilin u martua më 4 korrik 1978, krahas kundërshtimeve të mëdha të nënës së Erdoganit, e cila ka këmbëngulur që i biri të martohet me një femër krejtësisht të mbuluar, gjë që Eminja e ka refuzuar.

“Tayyipi i humbi disa kilogramë nga stresi pas fjalosjes me nënën. Dukej si një fantazmë”, deklaroi shkrimtarja në fjalë Juksel.

Eminja dhe Recep Tayyipi kanë katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem.

I përjetoi të gjitha ngritjet dhe rëniet e bashkëshortit të vet, që nga ardhja e tij në krye të Stambollit, përmes ditëve të tij të burgut (Erdogani kaloi katër muaj prapa grilave për shkak të nxitjes së urrejtjes fetare), e deri te formimi i partisë së tij AKP dhe ardhja në krye të vendit.

Ndryshimi prej 180 shkallë

Emine Erdogani në vitin 2011 fitoi çmimin e Fondit Krans Montana për punën e saj për përmirësimin e pozitës së gruas në botën islame.

“Ne konsiderojmë se të gjitha gratë në botë i meritojnë të gjitha të drejtat sociale dhe politike… Prandaj mendoj se luftën tonë për paqe, demokraci dhe liri duhet ta vazhdojmë me vendosmëri të madhe. Dua edhe një herë të përsëris se ne i hedhim poshtë standardet e dyfishta dhe diskriminimin”, tha me atë rast Eminja dhe u bë heroinë e grave sekulare të Turqisë.

Emine Erdogan me zonjën e parë të SHBA’ve, Melanie Trump

Kjo deklaratë e saj gjatë marrjes së çmimit është shumë e rëndësishme, sepse vetëm pak vjet më vonë do t’i ndryshojë qëndrimet lidhur me këtë çështje.

Ndodhi kjo në vitin 2016 kur deklarata e saj për haremet bëri bujë në opinionin turk, por edhe në atë botëror.

“Haremi është një shkollë shumë e bukur e jetës. Kur i shikojmë veprat artistike, në numrin më të madh të rasteve hasim gra të pushtuara nga dëshira për pushtet dhe kënaqësi. Në të njëjtën kohë, haremet kanë qenë shkolla për gratë, shtëpi në të cilat ato janë përgatitur për jetën, kanë fituar arsimin dhe janë marrë me punë bamirëse. Të gjitha këto i kanë drejtuar nënat e sulltanëve”, deklaroi zonja e parë e Turqisë në konferencën “Nënat e sulltanëve që lanë gjurmë në historinë turke”.

Kjo shkaktoi habi të madhe dhe neveri në opinionin turk, ndërsa një profesor universitar turk, duke komentuar deklaratën e zonjës së parë, shkroi në Twitter se “në kohën e Muratit III librat kanë qenë e vetmja gjë që kurrë s’është futur në harem”.

Parimet islame: Pajtimi me qëndrimin e burrit

Emine Erdogan këtë deklaratë e bëri vetëm një ditë pasi që burri i saj tha se “gratë para së gjithash janë nëna”, duke shkaktuar hidhërimin e dhjetëra mijëra grave të cilat në shenjë proteste dolën në rrugët e Stambollit.

Recep Tayyip Erdogan edhe më herët ka qenë në shënjestër të kritikave për shkak të dekalratave se meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë të barabartë sepse “kjo është e panatyrshme”, si dhe se “islami e ka definuar pozitën e gruas në shoqëri, e kjo është roli i nënës”.

U kritikua edhe për deklaratën se “çdo familje turke duhet të ketë të paktën tre fëmijë”, kur mjetet kontraceptive i barazoi me “sulmet ajrore kundër civilëve”.

Kritikat për shpenzimin e parave pa karar

Mediat britanike, me në krye “Daily Mail”, kanë shkruar për shpenzimet enorme të familjes Erdogan dhe pallatin luksoz presidencial në të cilin jeton familja e parë turke.

Një nga 1.150 dhomat e pallatit presidencial, ndërtimi i të cilit kushtoi 650 milionë dollarë

Pallati i parë ka 1.150 dhoma, ndërsa ndërtimi i tij ka kushtuar 615 milionë dollarë. Është katër herë më i madh se Versaja e Luit XIV, ndërsa nga vendi i parë i pallateve më të mëdha e “rrëzoi” atë të sulltanit të Brunejeve. Tabloidët britanikë shkruajnë se vetëm llogaritë për rrymë çdo muaj tejkalojnë shumën prej gjysmë milioni dollarë.

Në tentimin që Emine Erdoganin ta paraqesin si një grua kursimtare, të thjeshtë dhe ekologjikisht të ndërgjegjshme, mediat turke shkruajnë se ajo vetë e drejton kuzhinën në pallatin presidencial, duke theksuar përpjekjet e saj që “sa më pak të zvogëlohet sasia e mbeturinave”, për ç’arsye gjoja se lëvozhgat e limonëve dhe mollëve reciklohen, kurse farat e ullinjve përdoren për përgatitjen e salcave…

Por, së shpejti u paraqitën informatat se në pallat më së shumti konsumohet çaji i bardhë nga krahina turke Riza, në bregun lindor të Detit të Zi, edhe atë nga ai që shitet me çmim prej 1.800 deri 2.000 dollarë kilogrami

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button