Sporti

Liga e Kombeve, Shqipëria në grupin C, ja ekipet rivale

UEFA ka konfirmuar ndarjen përfundimtare të përfaqësueseve nëpër grupe, në katër Liga, për Ligën e Kombeve. Gjithsej 55 kombëtaret anëtare të UEFA-së, do të jetë të ndara në katër grupe (A, B, C, D), edhe atë në bazë të rezultateve të shënuara, aktivitet që do të marrë jetë në vjeshtë të 2018-ës, pas Kupës së Botës që do të zhvillohet ë Rusi.

Sipas renditjes së FIFA-së, Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës C.

Skuadrat që do të jenë pjesë e Ligës C janë: Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Shqipëria, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

Ndërkohë, Kosova do të jetë pjesë e Ligës D, së bashku me Azerbajxhanin, Maqedoninë, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Armeninë, Letoninë, Ishujt Faroe, Luksemburgun, Kazakistanin, Moldavinë, Lihtenshtajnin, Maltën, Andorrën, San Marinon dhe Gjibraltarin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button