KosovaPolitika

Meta: Kosova me mençuri të zgjidhe çështjen e demarkacionit

Kreu i shtetit Ilir Meta ka nisur një vizitë dyditore në Kosovë, ku është takuar ditën e sotme me homologun e tij Hashim Thaçi.
Vizita nis me takimin kokë më kokë mes dy krerëve të shtetit, e më pas me bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare. Më pas, Meta dhe Thaçi dolën në një konferencë të përbashkët për mediat.
Meta e vuri theksin te liberalizimi i vizave për Kosovën. Ai tha se është vendim i padrejtë për të kushtëzuar çështjen e demarkacionit me liberalizimin e vizave.
“Marrëdhëniet me Malin e Zi janë të shkëlqyera, por me mençuri të zgjidhet çështja e demarkacionit. BE nuk duhet të harrojë se politika e zgjerimit ka qenë katalizatori i proceseve transformuese. Kjo politikë duhet të vazhdojë. Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave”, tha Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button