Politika

Berisha: Rama më ofendoi. Kryeministri: PD, e lagu s’e lagu!

Deputeti demokrat Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Rama e ka fyer gjatë fjalës që po mbante në Kuvend për ligjin mbi pakicat kombëtare.
Teksa ka folur për mediat jashtë sallës, Berisha ka akuzuar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi se po përdor mekanizma të kohës së diktaturës së Enver Hoxhës.
“Ministri i fundit i policisë kriminale-terroriste të diktaturës hoxhiste ka marrë përsipër një mision, shkatërrimin përfundimtar të institucionit qendror të demokracisë, që është Parlamenti. Ai për herë të dytë mohon të drejtën e fjalës për procedurë, e cila është e drejta më bazike jo vetëm në Parlamentin shqiptar, por në të gjithë parlamentet e botës dhe asambletë parlamentare, përfshirë këtu edhe samitin e OKB-së”, ka thënë Berisha.
Demokratët pretendojnë se Rama ka fyer pa mikrofon Sali Berishën me frazën “ti je i rrjedhur” teksa po fliste për ligjin mbi minoritetet.
Lidhur me këtë, në prononcimin për mediat Berisha është shprehur: “Si ta merr mendja që mund të më fyejë mua Edi Rama? Ai është Edvin Shullazi”.
Vetë kryeministri, duke reaguar me një postim të shkurtër në rrjetet sociale, ka shkruar se Partia Demokratike merret vetëm me gjëra “e lagu, s’e lagu”.
“Përsëri pushtohet foltorja e ndërpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s’e lagu”, ka thënë Rama.

Related Articles

Nje koment

  1. Sali Berisha, Rama ste ka ofenduar fare, ne krahasim me ate qe meriton. Ty teshajn, fyejn e ofendijn me qindra mijra shqiptar brenda e jasht vendit, per bemat dhe krimet qe ke ber, .
    Ishe ti, preident qe bekove firmat piramidale dhe i mashtrove shqiptaret sa shiten dhe shtepit, me deklaraten qe bere se .[ Parat e shqiptareve jan te pastra.
    Ke organizuar trazira e protesta te dhuneshme dhe ke ber thirje fashiste, per permbysje me dhun e revolucjon te pushtetit te shumices vazhdimisht e deri para zgjedhjeve te keti viti
    Bere krimin me makaber, kur dhe urdher per hapjen e depove te ushtris, pasojat jane katastrofale ne vrasjen e me shum se 4000 qytetareve, shumica te rinj dhe kjo plage perdit vazhdon te mar jet njerzish, sepse armet jan akoma neper duart e qytetareve, sidomes kriminelet, qe lulezuan ne kohen tuaj i kan akoma neper shtepit dhe lajn esapet. Mbulove krimine Gerdecit ku u vran 26 qytetar, midis tyre dhe femij dhe ju e graduat ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediun sepse me te ishte sekser, apo kordinator i trafikimit te armeve dhe municjineve djali juaj SHkelzen Berisha. Direkt apo indirekt nga kryeministria vartesit tuaj , vran kater qyteta paqesor me duar ne xhep, Urdherove fshehjen e provave, dhe ste hyri nje gjemb nder kembe, se drejtusit kryesor ne prokurori dhe gjukata kishe bekuar dhe vendosur nga ti Sali Berisha etj………….etj krime dhe akuza publike..
    Sa per Gramoz Rucin esht 100 her me i paster nga ju, qe kini qen ne nomenklaturen komuniste, i ka sherbyer dhe ke perfituar personalisht e familjarisht, duke shijuar kryeqytetet e evropes me djetat e shqiptereve qe hanin buke misri.
    GJat gjith ketyre viteve e kishe kethyer parlamentin ne ven shpifjesh, akuzash banale, ndaj kundershtareve politik me nje fjalor rrugaceror, sa shqiptaret mbullnin televizoret se ste shikonin e degjonin mutesirat qe nxrje nga goja, duke u ngritur dhe folur, jasht cdo norme e rregullore disa her me shum nga kryeministri i vendit duke qen se jini deputet i thjesh, kini shkelur cdo gje. Tani tu vu kufiri tek thana, ste leme zoti Ruci te ngrihesh e ulesh sa her te duash e ta kethesh parlamentin ne vend komedish e bordello, nga shprehjet e pista per nenat e grat, motrat e kundershtareve politik.
    Ne shqiptaret jasht Atdheut duam te shohim nje parlament, ku te debatohet e miratohen rreformat e medha qe forcojn shtetin ligjor, demokracin dhe ritjen ekonomike te qyteraeve shqiptar, jo sharje , fyerje, bllokim parlamenti, etj cfaqe te shemtuara qe demostrojn deputetete PD, bashe me Bashen, sikurse kemi par tani ne hapjen e keti sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button