Ekonomia

Kompania e ndërtimit AGI KONS shitet për 3.8 milionë euro

Kur ndërtimi po përjeton një nga periudhat më aktive të tij të post-krizës, dinamika është zhvendosur edhe tek shitja apo blerja e kompanive të sektorit. Një rast i tillë i shitjes së kuotave është ai i kompanisë AGI KONS që numëron një seri projektesh të zbatuara në kryeqytet por jo vetëm, ku ndër më të njohura janë Rezidenca Kodra e Diellit 1 dhe Kodra e Diellit 2.

Sipas ekstraktit të kompanisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton që aksioneri Gentjan Sula të ketë shitur për 3.8 milionë euro kompaninë e ndërtimit tek shtetasi Elvis Sula. Kontrata është nënshkruar në mars të këtij viti por është pasqyruar në ekstraktin e kompanisë vetëm në muajin qershor.

Elvis Sula nga ana tjetër është një biznesmen i njohur në Tiranë me një seri aktivitetesh mes të tjerash edhe Albdesign PSP.

AGI KONS sipas të dhënave të publikuara në faqen e  internetit numëron të paktën nëntë projekte ku përfshihen përveçse rezidencave të banimit edhe struktura akomoduese turistike në Durrës, Sarandë, Qeparo.

Kompania është aktive që nga viti 1996 dhe deri në vitin 2016 ka pasur një aktivitet në rritje të vazhdueshme.

Të dhënat zyrtare sipas bilancit të kompanisë tregojnë se të ardhurat e Agi Kons ishin 1.39 miliardë lekë në vitin 2016 (rreth 10 milionë euro), me një rritje prej 20% me bazë vjetore. Fitimi para taksave në vitin 2016 prej 483 milionë lekësh, me dyfishim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button