Rajoni

Ministri i Qeverisë serbe: Serbia dhe Turqia kanë një përparësi janë të ngjashme kulturalisht

Rasim Ljajic, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Tregtisë dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë ka thënë se gjatë dy ditëve të vizitës së Presidentit turk në Serbisë shumëcka ka ndryshuar në raportet në mes dy vendeve.

Ai madje ka thënë se përparësia e këtyre dy vendeve është afërsia gjeografike dhe ngjashmëria kulturore që e kanë.

“Unë e përcjell apo kam punuar për avancimin e marrëdhënieve ekonomike të dy vendeve dhe nuk ka qenë lehtë, Serbia ishte tema kryesore në mediat turke këto dy ditë dhe është e rëndësishëm që po ndryshon fotografia e Serbisë në Turqi. Vizita e Presidentit turk me biznesmenët turq është e rëndësishme për shkak të tërheqjes së investimeve dhe turistëve turq të cilët për herë të parë janë shënuar si turistët me numrin më të madh në Serbi” ka thënë Ljajic.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button