Kosova

Shefja e BE’së: S’e heqim demarkacionin si kusht, duhet të miratohet

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE’së në Kosovë, ka ripotencuar qëndrimin e Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e demarkimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Ajo është treguar koncize, duke treguar se demarkacioni mbetet ende kusht për liberalizimin e vizave.

‘Nuk ka mundësi që BE ta ndërrojë mendimin për demarkimin, ai duhet të plotësohet’, ka thënë Apostolova.

Këto fjalë shefja e BE’së i tha në takimin që pati me përfaqësuesit e PDK’së në Kuvend, në vazhdën e takimeve me grupet parlamentare. Në biseda me ta, ajo ka folur edhe për problemet e shteteve tjera rreth kufirit.

‘Përpara ka pasur probleme mes kufirit të shteteve anëtare të BE-së. Kështu që, në këtë rast nuk dua të them se demarkimi është kriter politik, me të cilin BE ka vendosur ta mbajë sa më larg liberalizimin. Ka qenë një kriter teknik’, ka shtuar shefja e BE’së, shkruan gazetametro.net.

Më pas ajo ka shprehur keqardhje që kjo çështje është politizuar kaq shumë, duke shtuar se askush nuk e ka pritur një vonesë të tillë nga Kosova.

Ndryshe, për çështjen e demarkacioni nuk po heqë dorë as kryeministri Haradinaj. Ai ka ngulur këmbë që kufiri është shënjuar keq me këtë marrëveshje, e për këtë ai ka emëruar një komision të ri. Ky komision ka bërë të ditur që me raport do të dalë tek në vitin tjetër.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button