Kronika

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë ish-ministri Dritan Prifti

Ndahet nga jeta ish-ministri dhe deputeti Dritan Prifti. Ai ka ndërruar jetë dje, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, loucemi.

Kohët e fundit Prifti i ishte nënstruar kurave intensive në Itali ku kreu edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani, por pavarësisht nga trajtimet e marra mësohet se ish-ministri i Ekonomisë nuk ka pasur përmirësim.

Vetë Prifti deklaroi në muajin prill të këtij viti se ishte në betejë me një sëmundje të rëndë gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Dritan Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button