Bota

Pas SHBA-së edhe Izraeli tërhiqet nga UNESCO, Franca shpreh keqardhje

SHBA njoftoi të entjen, me 12 tetor, se do të tërhiqet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke akuzuar institucionin se ishte anti-izraelit. SHBA do të mbajë statusin e vëzhguesit, saktësoi Departamenti i Shtetit, në vend të përfaqësimit të tyre në agjencinë e OKB me seli në Paris.

Një ditë më pas, më 13 tetor, të njëjtin veprim ka bërë edhe Izraeli. Izraeli njoftoi tërheqjen nga UNESCO ashtu si SHBA-ja për shkak të pozicionimeve anti-izraelite, sipas Tel Avivit, të kësaj organizate të OKB-së. “Kryeministri Benjamin Netanyahui ka dhënë instruksione Ministrisë së Punëve të Jashtme të përgatisë tërheqjen e Izraelit nga UNESCO, paralelisht me SHBA-në”, sipas zyrës së kryeministrit izraelit. “UNESCO është bërë teatër i absurdit ku deformohet historia në vend që të ruhet”, deklaroi Netanyahu.

Veprimi i SHBA nuk është pritur mirë nga Franca, ku është edhe vendi i UNESKO-s. Franca, që mban në Paris selinë e UNESCO-s dhe që synon kryesinë e organizatës, shprehu keqardhje për largimin amerikan dhe vlerësoi se ky vendim i jep një kuptim të ri kandidaturës franceze. “Ne shprehim keqardhje për vendimin amerikan që të tërihet nga UNESCO në një moment ku mbështetja e komunitetit ndërkombëtar për këtë organizatë është thelbësor”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agnès Romatet-Espagne. “Kandidatura jonë për drejtorin e përgjithshëm të organizatës merr, në këto rrethana, një kuptim të ri”, shtoi ajo, përcjell Atsh. SHBA-ja njoftoi sot tërheqjen nga UNESCO duke e akuzuar së është anit-izraelite. Menjëherë pas tërheqjes së Uashingtonit edhe Izraeli njoftoi tërheqjen e tij.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button