Home / Kryeartikull / Pse LSI kërkon të ribëjë reformën territoriale

Pse LSI kërkon të ribëjë reformën territoriale

Nga Skënder Minxhozi

LSI ka nisur një proces të pandershëm rishqyrtimi të disa prej politikave bazë, mbi të cilat mori formë mandati i shkuar qeverisës. Po e bën këtë megjithëse në kohën kur ndante pushtetin me Edi Ramën, qëndrimi i saj ka qenë krejt i ndryshëm nga ai i sotmi. Aq sa edhe i ka votuar disa prej akteve ligjore dhe reformave të cilat sot i sulmon gjithë ditën.
Këto orë LSI po shpenzon energji për të kontestuar reformën administrative-territoriale.

Një reformë të cilën e ka bashkësponsorizuar me socialistët qysh në krye të mandatit të shkuar, të cilën e ka mbështetur në komisionin e posaçëm parlamentar Fino dhe të cilën më në fund e ka votuar në bllok gjatë seancës parlamentare të 31 korrik 2014. Nga 88 vota pro që reforma ka marrë në seacën plenare të asaj dite, vetëm një deputet i LSI (Vangjel Tavo) ka abstenuar dhe një tjetër i PBDNJ (Vangjel Dule) ka votuar kundër. Që të dy të motivuar nga arsyeja specifike e të pasurit të një njësie administrative të ndarë për pakicën greke.

Përkrahja e LSI për reformën administrative ka qenë ndër të paktat piketa të mëdha ku dy palët nuk u konfliktuan asnjëherë. Ilir Meta ka shpenzuar rregullisht fjalë pozitive për nevojën e përmbysjes së skemës së vjetër të administrimit vendor me mbi 370 komuna, shumica dërrmuese të cilave vetëm sa paguanin pagat e stafit dhe shërbenin vetëm si celula partish në territor.

Duket qartë se sot, kur konteskti politik pas 25 qershorit, e ka nxjerrë në opozitë LSI, kjo forcë politike po fillon të testojë terrenin për të gjetur pika takimi me pjesën tjetër të opozitës parlamentare. Një shkelje syri për Bashën, ja sesi mund të lexohej qëndrimi më i fundit i Vasilit për “rishikimin e hartës territoriale”. Dihet se qëndrimi i demokratëve ndaj reformës administrative ka qenë refraktar qysh në krye të herës. Ata nuk pranuan të vijnë në komisionin parlamentar Fino, megjithëse kjo strukturë vendosi t’i presë për disa muaj me rradhë, para se të niste nga puna.

Sot kur opozita po përpiqet të përpilojë një axhendë dhe një program politik, tentativa si kjo e sulmeve ndaj reformës territoriale, shërbejnë për të gjetur pika kontakti mes dy partish që në katër vitet e shkuara kanë qenë në pozicione diametralisht të kundërta. Edhe për ndarjen e re të njësive administrative, për të cilën sot po kthehet përmbys pllaka.

2 comments

  1. Dridhe Like, beje trike! 😉✌

  2. Duke para qendrimin e cudicem te LSI, te krijohet pershtypja se kjo force politike esht nje shport karavidhesh, qe ska as me te voglin prokupim per SHqiperin dhe shqiptaret, pervec, te qenurit ne pushtet dhe perfitimeve qe kan prej tij.
    Si si vjen turp presidentit Meta, qe fal ati bashkepunimi, PS dhe Rama e vune president te Republikes dhe tani, sikur te mos ishte ky Mete qe mbante fjalim ne cdo emisjon, per dobin dhe domosdoshmerin per shkurtimin e ish 360 komunave, qe ishin kethyer ne parazite dhe hanin buxhetin e shtetit, ne 60, sa jan sot..
    Ndersa tani, mbasi bisedon ne darke me Moniken, harojn cfar kan miratuar ne parlament e bashkohen me PD. me shpresen qe te qeverisin e te vjedhin bashk.
    Ky qendrim esht kulmi i hipokrizis, i poshtersis dhe mbi te gjitha tregon se LSI, ka qen dhe mbetet nje parti surogato, pa bosht , thjesh per te mar pushtet, qe se er kur, servile, ndaj cdopartie qe del e para
    Duke par pafytyresin e drejtuseve te LSI, u bej thirje bashkeatdhetareve te mij, te largohen sa me par nga kjo parti qe mbleth llumin dhe interesaxhinjeve dhe te pakenaqureve nga PS dhe PD, qe vec , interesit matrial , skan asgje ideale per te miren e shqiptareve

Leave a Reply

%d bloggers like this: