Politika

Rama në Vlorë, prezanton projektin për infrastrukturën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së premtes një takim me qytetarët e Vlorës, të cilët i ka njohur me projektet infrastrukturore të qeverisë për këtë qark.
Në fjalën e tij, Rama ka nënvizuar se investimet do ta prekin Vlorën si qytet edhe si qark. Sa i takon qytetit, Rama ka premtuar rindërtimin tërësor të shkollës “Halim Xhelo”, si dhe nisjen vitin e ardhshëm të rindërtimit të bulevardit deri në Skelë.
Ndërkohë, “prioritet është edhe aeroporti i Vlorës, për të cilin ambicja është që të përfundojë në 4 vjet”, ka thënë Rama.
Teksa ka përmendur fillimin e procedurave për by pass-et e Vlorës dhe Fierit, kreu i qeverisë ka shtuar se në vëmendje do të jetë edhe aksi nga Uji i Ftohtë në Radhimë.
“Turizmi pritet të kthehet në një nga historitë më të mëdha të suksesit në 4 vitet e mandatit të dytë”, ka shtuar Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button