Politika

Qeveria “Rama 2” në Vlorë: Vendimi, ALUIZNI kalon tek Ministria e Drejtësisë

Në mbledhjen e qeverisë në Vlorë është vendosur që Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale, ALUIZNI, të kalojë në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Vendimi i hap rrugë bashkimit të këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pronave, gjithashtu nën varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Deri më tani, ALUIZNI ishte nën varësinë e Ministrisë së Zhvillimit Urban.
Gjithashtu, qeveria ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Këshillit të Ministrave për pezullimin e përkohshëm të procedurave të prokurimit publik, miratuar më 5 korrik.
“Ngarkohen të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button