MaqedoniaRajoni

Maqedoni, të dielën qytetarët votojnë për zgjedhjet lokale

Të dielën qytetarët e Maqedonisë do të votojnë për zgjedhjet lokale. Analistët shprehen se fushata zgjedhore ishte positive me pak incidente. Sipas tyre kjo qetësi ka ardhur si pasojë e ndryshimit të pushtetit qëndror. 
Dita e shtunë në të gjithë Maqedoninë është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën qytetarët janë thirrur në votime për zgjedhjet lokale. Sipas ekspertëve, fushata parazgjedhore ishte më e qetë nga vitet e kaluara, me disa incidente të vogla të cilat u lokalizuan shpejt. Këtë qetësi të situatës politike ata e ndërlidhin me ndryshimin e pushtetit.

Në fushatë, përgjithësisht partitë shqiptare kanë mbështetur njëra-tjetrën në komunat me shumicë shqiptare. Por disa prej tyre kanë dhënë pëlqimin edhe për kandidatët e LSDM-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmbylli fushatën me takime me qytetarët në disa komuna shqiptare. Lëvizja Besa organizoi takim me qytetarët në Çair.  Ndërsa koalicioni “Jetë në Maqedoni”, i kryesuar nga LSDM zhvilloi biseda me qytetarët në Debarcë dhe Vevçan, ndërsa pati tubime në Strugë dhe Ohër.
Nga ana tjetër, koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE mbylli fushatën elektorale në Shkup. Analistët shprehen se këto zgjedhje lokale do të jenë shumë vendimtare për mbetjen e disa partive në skenën politike në Maqedoni. Më konkretisht PDSH, e cila në zgjedhjet parlamentari pësoi një humbje të madhe në vota.
Për zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni do të votohet në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, në 29 tetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button