Home / Kronika / Gjysmëmaratona e Tiranës. Mbi 2500 pjesëmarrës në garën e paradites

Gjysmëmaratona e Tiranës. Mbi 2500 pjesëmarrës në garën e paradites

Maratona e Tiranës e shënoi startin e saj në orën 9:00. Rreth 2600 pjesëmarrës garuan në 3 kategori, të ndara në distanca të ndryshme, të cilat ishin përshtatur për kapacitete të ndryshme.
Në kategorinë e parë, garuesit vrapuan në një gjatësi prej 21 kilometrash. Kategoria e dytë, e quajtur “Kategoria e maratonës”, pjesëmarrësit garuan në një gjatësi prej 10 kilometrash, ndërsa kategoria e tretë dhe më e shkurtër, “Ëe Too”, ishte dedikuar për personat me aftësi ndryshe dhe pjesëmarrësit vrapuan në një gjatësi prej 5 kilometrash.
Në fund të maratonës, u ndanë çmime për 9 fitues në të 3 kategoritë, të cilët u shpërblyen edhe në vlera monetare.
Ndërkohë, në fund të maratonës, u bë e ditur data 7 tetor 2018 si data zyrtare e maratonës së vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në kryeqytet.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, e cilësoi organizimin e Maratonës një mundësi shumë të mirë për të promovuar Shqipërinë e mbi të gjitha Tiranën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: