Politika

Rama: Reformim institucioneve lokale. Vëmendje krimeve mjedisore

Kryeministri Rama ka zhvilluar pasditen e së shtunës në Vlorë një takim me deputetë dhe drejtues lokalë të këtij qarku.
Rama e ka nisur fjalimin e tij duke u fokusuar tek reformat institucionale që prekin kryesisht pushtetin lokal.
“Drejtoritë e bujqësisë do të shkrihen. Një pjesë e tyre do t’i kalojnë AZHBR-së, ndërkohë që bashkitë do të jenë të fokusuara tek pjesa urbane”, ka thënë Rama.
Një tjetër pikë ku kreu i qeverisë është ndalur ka qenë ajo certifikatave, për të cilat është urdhëruar ndalimi i prodhimit. “Do të gjobisim punonjësit e Gjendjes Civile që vijojnë të prodhojnë certifikata”, ka thënë Rama.
Sa i takon rendit dhe sigurisë, Rama ka nënvizuar se qeveria ka bërë hapa të rëndësishëm për të rritur kapacitetet në Policinë e Shtetit. Gjithashtu, “vettingu në Policinë e Shtetit do të fillojë shumë shpejt”, ka premtuar Rama.
Nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit ka bërë me dije se po punohet për një skemë të re të kontrollit mjedisor të vijës bregdetare.
“Bashkitë do të vendosin gjoba të rënda për ndotësit e mjedisit”, ka paralajmëruar Rama. Sa i takon turizmit, ai ka shtuar se po vijojnë investimet në gjithë vijën bregdetare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button