Politika

Meta promovon bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, promovon bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin.

Gjatë kësaj vizite në veri të vendit, Meta ka është ndalur edhe te “Syri i Kaltër”, një tjetër bukuri natyrore që ofron parku kombëtar i Thethit.

Presidenti është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike.

“Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, – thotë Meta.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button