Politika

Rama, nga Bujqësori: Transformim rrënjësor i universitetit

Nisjen e vitit të ri akademik, kryeministri Edi Rama e uroi nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, me premtimin që aty do të hapet rruga e procesit të transformimit rrënjësor.
“Territori i këtij universiteti duhet të jetë modeli më i shkëlqyer i një hapësire ku mësohet për të gjithë elementët e kësaj fushe dhe do ta transformojmë këtë territor në një model jo vetëm për universitetet e vendit tonë, por edhe për ato të rajonit”, deklaroi kreu i qeverisë.
Rama u shpreh i bindur se reforma në arsim ka dhënë rezultatet e para konkrete. Vendet dallohen nga ajo që dinë dhe jo nga ajo çfarë kanë, shtoi ai. Duke lënë të kuptohet se kapitulli i ri i reformës do të japë rezultate konkrete, me në fokus dijen dhe meritën.
“Deri dje ishte e pamundur të imagjinohej që çdo i ri të gjente vendin që u takonte bazuar te ajo që dinë. Keni investuar në shkollën e mesme dhe tani vazhdoni të investoni për të marrë më tutje atë që meritoni”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button