MaqedoniaRajoni

Kryeministri malazez vizitë zyrtare në Maqedoni

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Në delegacionin, që e kryeson kryeministri Markoviq janë edhe Osman Nurkoviq, ministër i Transportit, Predrag Mitroviq, ambasador i Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë, Aleksandar Erakoviç, këshilltari kryesor politik i Malit të Zi, Vladimir Beratoviq, këshilltar për investime të huaja dhe Sërgjan Kusovaq, këshilltar për marrëdhënie me publikun.

Pas mbërritjes në aeroportin e Shkupit, delegacioni malazez do të pritet me nderimet më të larta shtetërore në  Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Sipas Programit, është paraparë  takim bilateral i delegacioneve të Maqedonisë dhe Malit të Zi, si dhe takim kokë më kokë të dy kryeministrave Zaev dhe Markoviq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button