Ekonomia

Sejko në takimet vjetore të FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare, trend pozitiv

Në datat 13-15 tetor, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në mbledhjey vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe grupit të Bankës Botërore, të cilat u zhvilluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtij aktiviteti, Sejko zhvilloi disa takime të rëndësishme kokë më kokë me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ku bëri një ekspoze të situatës ekonomike dhe financiare shqiptare.
Guvernatori theksoi se aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të shënojë përmirësim dhe shprehu angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të dhënë të gjithë mbështetjen e duhur në kuadër të hapave që duhen ndërmarrë për të përshpejtuar aktivitetin e ardhshëm ekonomik të vendit.
Përsa i përket sistemit bankar, Sejko u shpreh se sistemi shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë, si dhe me një nivel të kënaqshëm kapitalizimi dhe likuiditeti.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e dy institucioneve ndërkombëtare vlerësuan me nota pozitive rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka kontribuar në zhvillimin dhe stabilitetin makroekonomik të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button