Home / Kosova / “Ekipi i ëndrrave” i LDK-së bëhen bashkë për Prishtinën

“Ekipi i ëndrrave” i LDK-së bëhen bashkë për Prishtinën

“Brezi i Republikës” i Lidhjes Demokratike të Kosovës është bërë bashkë për ta përkrahur kandidatin e kësaj partie për Prishtinën, Arban Abrashi. Dy deputetët, ndër më të votuarit, e LDK-së të dielën ishin pjesë e fushatës së Abrashit në kryeqytet.

Gjatë ditës së djeshme, kandidati i Lidhjes Demokratike ka vazhduar fushatën e tij në Prishtinë, i shoqëruar nga deputetët Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku.

“Dje prezantuam planet dhe synimet tona për fuqizimin e rinisë në Prishtinë”, ka shkruar kandidati për kryetar të Prishtinës në Facebook.

“Brezi i Republikës” ishte slogani i LDK-së me të cilin më së shumti portretizoheshin deputetët e rinj si Vjosa Osmani, Driton Selmanaj e Lumir Abdixhiku. Ata dolën ndër më të votuarit, e tani janë bërë së bashku për t’i ndihmuar kandidatit të tyre për ta fituar kryeqytetin.

Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani ishin dy nga emrat shumë të përmendur për të garuar në Prishtinë.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: