Rajoni

Ankaraja hap kufijtë për kurdët sirianë që i largohen ISIS-it

ee516Turqia hapi sot kufijtë e saj për qindra kurdë sirianë që i largohen përparimit xhihadist në verilindje të Sirisë, raportuan drejtpërdrejtë kanalet televizive turke.

Me qindra të shpërngulur ishin grumbulluar prej ditësh në kufirin e Turqisë që fillimisht kishte refuzuar të priste refugjatët, duke preferuar t’i jepte atyre asistencë në tokë siriane.

“Disa qindra persoan, kryesisht femra, persona të moshuar dhe fëmijë, hynë në Turqi nën mbikqyrjen e forcave të sigurisë dhe kamerave të televizioneve”, tregohet në kanalin informativ “CNN-Türk”.

Ushtarët turq si dhe kurdët e Turqisë që kanë familjarë mes të shpërngulurve, ndihmojnë refugjatët të kalojnë kufirin, duke iu dhënë uji dhe ushqime

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button