Home / Sporti / Skënderbeu-Partizani i Beogradit, policia publikon masat e marra

Skënderbeu-Partizani i Beogradit, policia publikon masat e marra

Policia ka publikuar masat e marrë për mbarëvajtjen normale të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në “Elbasan Arena” në orën 21:05.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më shumë se do të angazhohen 221 punonjës  policie nga  Drejtoria  Vendore  e  Policisë Elbasan, Komisariatet,  Stacionet Policore vartëse të saj, si dhe Forcat e Posaçme “Shqiponja”.
Nga ora 17:00 e ditës së enjte nuk do të lejohet parkimi i mjeteve përreth dhe para sheshit të  stadiumit “Elbasan Arena”. Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me  rrugën “Kamber Sejdini” deri në dalje në unazë. Nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa ” deri në dalje në unazë  do të jetë për parkimin e mjeteve të tifozëve vendas. Do të bllokohet rruga “Kamber Sejdini” nga  Kryqëzimi i  Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave. Do të bllokohet Bulevardi “Aqif Pasha”  nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi I Shatërvanit nuk do të lejohet  parkimi dhe lëvizja e mjeteve. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nëpërmjet Unazës të qytetit.
Aksi rrugor nga Kryqëzimi i Tapetave,   ish-konservim deri  në dalje në unazë  për në  5 Maj, në drejtim të Spitalit  do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Policia i kërkon administratorëve të bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të  Stadiumit nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes , të tregohen mirëkuptues duke mbyllur aktivitetet e tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: