Home / Kronika / Xhaçka: Forcat Speciale do angaxhohen në Afganistan

Xhaçka: Forcat Speciale do angaxhohen në Afganistan

Forcat Speciale, pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të angazhohen me mision në Afganistan. Vendimin, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e bëri me dije gjatë vizitës në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr. Duke drekuar me efektivë të forcave speciale, ministrja Xhaçka konfirmoi se Shqipëria do të vazhdojë të përfaqësohet në misionet paqeruajtëse, duke dërguar në Afganistan një grup ushtarakësh të batalionit elitë.

Sot dua të ndaj me ju një vendim të rëndësishëm. Ju, ushtarakë të Forcave Speciale do të angazhoheni në Afganistan. Jemi duke negociuar me aleatët për të përcaktuar detajet e angazhimit tuaj. Por jam shumë entuziaste për këtë zhvillim të ri. Ne i jemi përgjigjur pozitivisht strategjisë së re të presidentit Trump për Afganistanin, për të vazhduar zëvendësimin e pasigurisë me sigurinë që jep prania jonë. Stërvituni, përgatituni, që të na përfaqësoni sa më denjësisht. Për familjet, flamurin, atdheun!”, tha ndër të tjera ministrja.

Deri në 18 tetor 2012, kohë kur u përmbyll angazhim i FARSH si pjesë e ISAF, Shqipëria angazhoi me mision në Kabul (Afganistan) 440 ushtarakë, duke vepruar në përbërje të kontingjentit të FA turke. Kontingjentet ishin të përbërë nga një togë me 22 ushtarakë nga strukturat e Batalionit të Forcës Speciale, Brigadës së Reagimit të Shpejtë si edhe reparteve të Komandës së Forcës Tokësore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: