Kronika

Shkrihet Policia e Elbasanit: E paaftë përballë bandave kriminale

Shkrihet Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit. 12 drejtues të lartë të kësaj policie janë shkarkuar nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, përfshi vetë drejtorin Arben Dashi.

Në krye të Policisë së Elbasanit, mbështetur nga specialistë, do të vijë Altin Qato.

Në një deklaratë për mediat, Haki Çako i quajti tronditëse veprimet e policisë së Elbasanit në ngjarjen e ndodhur më 18 shtator kur u përplas makina e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit nga një person që u largua pa u kapur nga efektivët që ishin në vendngjarje. E gjitha kjo vjen në një klimë të tensionuar mes bandave që veprojnë në Elbasan, dhe një përplasje ndër vite mes fiseve Capja dhe Celaj. Në mesin e të larguarve është edhe vetë zv.drejtori Gjergj Oshafi, ndërsa drejtori i Policisë së Elbasanit do të transferohet në detyrë tjetër – tha Çako.

“Me mosverprimet e tyre situata është përshkallëzuar dhe personat nuk janë arrestuar”, tha në deklaratë drejtuesi i policisë së Shtetit.

Policët nuk ishin në lartësinë e detyrës – tha Cako duke shtuar se pati paaftësi për të menaxhuar situatën dhe shkelje të rënda që e çuan në vendimin për të shkarkuar dhe për të marrë masa disiplinore për 12 drejtues në Policinë e Elbasanit.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button