Politika

“Habilaj”, Basha: Tahiri, negociata me Ramën për të shpëtuar

Duke komentuar sekuestrimin e 10 tonëve narkotikë mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se ajo është pjesë e klanit Habilaj-Rama-Tahiri. 
Në një deklaratë për mediat, Basha ka nënvizuar se situata e krijuar nga përgjimet e palës italiane ka bërë që ish-ministri i Brendshëm dhe kryeministri të nisin negociatat.
“Rama dhe Tahiri po bëjnë një marrëveshje me njëri-tjetrin, sepse Tahiri ka dokumenta dhe përgjime për përfshirjen e Edi Ramës me klanet mafioze”, ka thënë Basha.
Sa i takon çështjes së Habilajve, kreu i opozitës ka shprehur pakënaqësinë e tij për vonesat e organeve të drejtësisë shqiptare.
“Pas arrestimit të Habilajve në Itali prokuroria duhet të çojë prapa hekurave krerët e këtij klani mafioz dhe të vërë gjithashtu para drejtësisë kokat e politikës me të cilat ata janë lidhur”, ka deklaruar Basha, i cili ka kërkuar nga prokuroria transparencë totale për qytetarët.
Ndër të tjera, Basha ka kritikuar edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, Haki Çako, i cili sipas tij po mundohet ta mbulojë këtë aferë me veprimet e tij.
“Dënoj edhe përpjekjet e Haki Çakos për të tërhequr vëmendjen nga ky operacion i suksesshëm. Ka kaluar një muaj që kur opozita ka denoncuar me revoltë ngjarjet e Elbasanit që tregojnë se si shteti i Edi Ramës është vënë përfund nga mafia. Veprimet e Çakos nuk janë të vonuara, por pa vend. Çako duhet të ishte dorëhequr ose shkarkuar. Ai dhe kupola e policisë duhet të ishin para drejtësisë. Por kjo nuk mund të ndodhë përsa kohë në krye të ministrisë së Brendshme është Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit kërkohet nga drejtësia italiane për trafik kokaine dhe në krye të kupolës Edi Rama”, ka vijuar Basha.
Për kreun e opozitës, ka vetëm një rrugë për nxjerrjen e vendit nga kjo situatë: “largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie antimafie”.

Related Articles

Nje koment

  1. Rama.Kjo qe behet eshte pasoje e injorances te PS qysh 5 vjet me pare.kuvendi i shqiperise duhet te vendosi djegjen te gjalle te familjeve te Leka Zogut,Lavires Nexhmije Hoxha,Familjen e Sali Berishes,te lulezim bashes,Bujar nishanit,Adriatik Llalles Xhezair Zaganjorit,Fatos Nano,Ilir Meta.Si nuk paska nje shqipetar te vertete qe e do ate vend dhe ate popull?

Leave a Reply to shqip Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button