Maqedonia

“Stopanska Banka”, promovon modernizimin e shërbimeve

Filiali i Stopanska Bankës  Tetovë, ka promovuar sot modernizimin e hapësirave të kësaj banke, ndërkohë që ka pritur edhe klientët e saj, si personat fizik edhe ato juridik. Banka tani e tutje doketë hapësira të reja dhe moderne, ndërkohë që shërbimet për klientët e kësaj banke do t’i ofrojnë 24 të punësuarit e saj. Sipas Drejtorit Fatmir Idrizi, banka tenton gjithnjë e më tepër që të ndjekëtrendin zhvillimor në lëminë bankare si dhe modernizimin e filialeve të saja. Filiali i Stopanska Bankës i Tetovës, sipas Idrizit, funksionon me sukses për gati dy dekada.

Si zakonisht Stopanska Banka për klientët e saj kohë pas kohe bën takime, me qëllim që të dëgjojë vërejtjet, sugjerimet dhe kërkesat si të personave fizik po ashtu edhe të atyre juridik. Këtë herë po takohemi sepse filiali është tërësisht i riparuar dhe me trend evropian dhe ky ishte rasti që t’itakojmë palët për së afërmi dhe të këmbejmë mendimet. Banka feston dy dekada, vitin e ardhshëm bëjmë dy dekada dhe është banka me pjesëmarrje më të madhe në qytetin e Tetovës, pra punohet për Stopanska Bankën me një histori më të gjatë në Republikën e Maqedonisë. Trendi i bankës si çdo kund në botë është elektronizimi gjegjësisht teknologjia e re, ashtu që kjo bankë iu mundëson palëve që ardhja e tyre në sportelet e bankës të jetë minimale- deklaroi menaxheri Fatmir Idrizi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button