roze

Kerry Brook nuk lodhet me “selfie”

selfiePushimeve romantike në Mikonos duket se iu ka ardhur fundi, ndaj Kerry Brook u sigurua të bënte sa më shumë “selfie” të mundshme, qoftë në krah të të fejuarit David McIntosh, ashtu dhe duke shfaqur format e saj të famshme për t’i publikuar në Instagram.

Ish-modelja magjepsëse dukej tepër e lumtur dhe e relaksuar, teksa buzëqeshte përpara kamerës, duke mbajtur edhe kapelen e zezë të bejzbollit të të dashurit të saj, mbi kokë.

Një njërën prej “selfie”-ve të bëra pjesës së përparme të bustit të saj, bikinit e ngushta nuk lënë vend për shumë imagjinatë, madje as vathët e arta nuk ta shkëpusnin vëmendjen.

Brook dukej e magjishme edhe pse me një “make-up” minimal përgjatë një dite që do ta kalonte nën rrezet e diellit, por nuk mungojnë edhe fotot me buzëqeshje e shtrirë pranë të dashurit të saj.

E megjithatë, u ndje paksa edhe “vuajtja” e saj nga fundi i këtyre pushimeve, pasi tashmë i duhet të përgatitet për rikthimin në punë. Një prej shprehjeve që shoqëronin fotot ishte “do të më mungojë ky budall javën e ardhshme”.

Ndërsa mesazhi “ngushëllues” dukej se ishte ai “Dita e fundit në Parajsë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button