Home / Sporti / Mbyllet pa fitues sfida mes Skënderbeut e Partizanit, 0-0

Mbyllet pa fitues sfida mes Skënderbeut e Partizanit, 0-0

Skënderbeu dhe Partizani kanë barazuar 0:0 në “Elbasan Arena”.

Pavarësisht rasteve në “Elbasan Arena”, Skënderbeu ka barazuar 0:0 me Partizanin e Beogradit, duke marrë vetëm një pikë nga ky takim, shkruan Gazeta Express.

Skuadra shqiptare e dominoi atë serbe pothuajse gjatë gjithë takimit duke pasur gjithashtu posedimin e topit, por nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetë.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas dy javëve në Beograd.

Pas këtij barazimi, Skënderbeu vazhdon të mbetet në fund në Grupin B me dy pikë, aq sa ka edhe Partizani në vendin e tretë, kurse në pozitën e parë gjendet Dinamo Kiev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.