Home / Kryeartikull / Përplasja filloi!

Përplasja filloi!

Brizida Gjikondi

Personalisht mendoj që Saimir Tahiri duhet të lër mandatin e deputetit vullnetarisht, biles këtë akt moral duhet ta kishte bërë që dje. Ky akt do i jepte kuota dhe do i ngrinte stekën atij dhe partisë që përfaqëson si në raport me shqiptarët dhe në raport me Vetingun që pritet por nuk po vjen. Shprehja e moçme shqiptare se “burgu për burrat është” do ish më e goditura në këtë zallamahi intrigash dhe perleshje mafiozësh, pasi durimi përherë e ka shpërblyer të zotin.

Në këtë vënd ku struktura e SHIK-ut dhe Prokurorisë janë shërbëtorë të klaneve politiko- mafioze sipas rotacionit dhe që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që Shqipëria të zhytet në llum kriminal dhe braktisje epike, normal që ndodhi si kjo e tanishmja do ketë.

Ndodhi që kanë traumatizuar artificialisht jetën e cdo shqiptari me dy pare dinjitet, them artificilaisht pasi kjo nuk është betejë për moral, kjo është betejë, për pushtet mafioz, për zona influence mafioze, për hakmarrje te prishjeve te pazareve te dikurme dhe për rivendosje të pazareve dhe influencave të reja.

Tashmë është e qartë si dielli që gjërat nuk janë si duken, që fijet e krimit janë shumë të thella dhe të frikshme në këtë tokë, nga veriu ne jug, tashmë është e qartë se shqiptarët janë në errësirë totale se cfarë ka ndodhur me jetët dhe pasurinë e tyre kombëtare, për mos folur për dinjitetin që ka rënë në fund të këmbëve.

Po të dinin shqiptarët cfarë përmasash kriminale ka klasa politike e pabesë shqiptare tashmë sheshet, vilat ku shtriqen kriminelët e veshur me pushtet politik dhe juridik, zyrat dhe pasuritë e tyre do ishin nën llavën e Pompeit. Abuzimi me pushtetin, krimin dhe pasurinë kombëtare të klasës politike shqiptare, është i patreguar dhe i parrëfyer, lidhjet e saj me krimin ordiner, kombëtar dhe ndërkombëtar është si askund tjetër. Kjo klasë politike nga lart poshtë, majras djathtas, ka ushqyer më dorën e vet dhe sisën e Shqipërisë krimin dhe vrasësit e vlerave më pozitive të kombit tonë.

Kjo që po ndodh tani me Saimir Tahirin përpos, mëndjelehtësive dhe përgjegjësive të tij morale dhe ligjore, mua më flet shumë më shumë, më flet për pëprlasjen e klaneve politike dhe mafioze si brënda forcës politike ku ai bën pjesë por edhe brënda gjithë klaneve mafioze politike që sundojnë Shqipërinë. Po të zhvillohej konkursi i mafiozve dhe kriminelve të këtij kombi, ai kurrsesi nuk do ishte në vënd të parë.

Tashmë nata e gjatë po vjen, natë, që ose do e vrasë ose do e shpërthejë Vetingun, natë që gjakpirësit e këtij kombi sbesoj se do ja shohin agimin, ndaj po përpëliten, qoftë dimri i fundit që ja u shohim surratin në krye të këtij vëndi.

Lum kush të rroj, ta shohi zonjë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: