Politika

Rama: Gjykata Kushtetuese, e paanshme

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë konferencës ndërkombëtare të 25-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, deklaroi se ky institucion ka marrë vendime shumë të rëndësishme për një kohë të shkurtër.
“Nëse ka një institucion ku sot mund të hyhet pa patur turp, ai institucion është Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë ka qenë e detyruar që për një kohë të shkurtër të merrej me vendime shumë të rëndësishme. Ky organ është përpjekur të jetë i paanshëm në gjykimet e dhëna. Nuk ndodh shpesh në jetën e një institucioni që të fitojë simpati e mbështetje popullore, siç ndodhi me këtë gjykatë pas vendimit historik për çështjen e kufirit detar”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se “drejtësia është një fjalë që të gjithë e përdorim me vend e pavend, por në veshët e gjithë shqiptarëve është një fjalë pa kuptim”, por theksoi se është i bindur për faktin se “Shqipëria do t’ia dalë mbanë” në rrugën për ta fituar drejtësinë.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili nënvizoi se “vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese ka ndihmuar në rritjen e standardeve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button