Bota

Pragë: Babis, kundërshtari i migracionit dhe euros, favorit i zgjedhjeve legjislative

Çekët votojnë sot dhe nesër për zgjedhjet legjislative që pritet të sjellin në pushtet Andrej Babis, i quajtur edhe “Trumpi çek”, i cili rikonfirmoi edhe një ditë para zgjedhjeve kundërshtimin e tij për pritjen e migrantëve dhe për zonën euro.

“Por, fitorja e Andrej Babis mund të jetë më pak vendimtare nga sa është parashikuar dhe madje mund të çojë në një periudhë kaosi”, thekson analisti i pavarur, Jiri Pehe.

Rreth tetë milionë zgjedhës do të votojnë për 200 deputetët, gjatë zgjedhjeve që mund të katapultojnë në parlament partinë SPD, antiBE dhe antimigracion, nxitur nga i njëjti zhvillim si ai i parë në vendet e tjera të Evropës Lindore.

Themelues i gjigantit agro-ushqimor, kimime dhe mediatik “Agrofert”, Babis, 63 vjeç, gjithashtu i etiketuar si “Berlusconi çek”, mund të marrë me lëvizjen e tij populiste ANO 25-30 për qind të votave, sipas sondazheve të ndryshme.

Kritik ndaj zonës euro dhe direktivave të Brukselit të cilët i kritikon për sovranitetin kombëtar, Babis nuk është armiqësor ndaj BE-së dhe as mbështetës i një “Çeksit”.

“Shtetet duhet të drejtohen nga presidentët dhe kryeministrat dhe jo nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Nuk dua integrim shtesë”, theksoi Babis dje në mbrëmje, në debatin e fundit të drejtpërdrejtë në televizionin privat “TV Nova”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button