Rajoni

Fillon Samiti i Organizatës D-8 për Bashkëpunim Ekonomik

Sot në Stamboll filloi Samiti i Nëntë i Organizatës D-8 për Bashkëpunim Ekonomik me temë “Rritja e mundësive për bashkëpunim”.

Në samit marrin pjesë presidenti i Nigerisë, Muhamed Buhari, zv/presidenti i Iranit, Ishak Xhihangiri, zv/presidenti i Indonezisë, Muhammed Jusuf Kalla, kryeministri i Pakistanit, Shahid Hakan Abbasi, zv/kryeministri i Malajzisë, Zahid Hamidi, ministri Shtetëror Përgjegjës për Punë të Jashtme i Bangladeshit, Muhamed Shehrijar Alem dhe zv/ministri i Jashtëm i Egjiptit, Hamdi Loza.

Po ashtu, presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliyev dhe presidenti i Guinesë, Alpha Conde marrin pjesë si presidentë të shteteve mysafire. Ndërkaq në samit marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Ndryshe, Organizata D-8 për Bashkëpunim Ekonomik u themelua më 15 qershor të vitit 1997 me iniciativë të liderit të ndjerë turk Necmettin Erbakan, dhe kishte për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit dhe pasurimin e marrëdhënieve ekonomike dhe sociale mes Turqisë, Iranit, Pakistanit, Bangladeshit, Malajzisë, Indonezisë, Egjiptit dhe Nigerisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button