Home / Rajoni / Vuçiç: Masa ekonomike për nxjerrjen e vendit nga kriza

Vuçiç: Masa ekonomike për nxjerrjen e vendit nga kriza

serbiKryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi dje në mbrëmje masa ekonomike për nxjerrjen e vendit nga kriza mes të cilave janë ulja e pagave dhe pensioneve më të larta, luftë të ashpër kundër ekonomisë informale, pushimin nga puna të punonjësve të tepërt në administratë, zvogëlimin e subvencioneve në ndërmarrjet publike dhe përforcimin e sektorit privat. Ai paralajmëroi rritje në ekonomi vitin e ardhshëm dhe dalje nga kriza në vitin 2016. Qytetarët me paga dhe pensione më të ulëta nuk do të preken. “Për pjesën më të varfër të popullsisë, ajo vështirë se do të mund t’i paguajë faturat nëse ne ulim të ardhurat e tyre. Me siguri që për të tjerët do të zbatohet një ulja lineare prej 10 apo 10,5 për qind”, deklaroi Vuçiç për televizionin shtetëror, RTS. “Pensionistët nuk janë fajtorë. Janë fajtorë ata të cilët na e shkatërruan shtetin”, deklaroi Vuçiç. ”Kursimet e planifikuara të pagave dhe pensioneve janë rreth 400 milionë euro, ndërsa deri në nivelin e 700 milionë eurove të planifikuara për t’u kursyer, ato do të përfitohen përmes masave më të rënda”, deklaroi kryeministri serb.

Leave a Reply

%d bloggers like this: