Politika

Debate në Këshillim e Mandateve, PD kundër shtyrjes, Ruçi: Kohë deri nesër në orën 10:00

Me debate të ashpra, për rreth 6 orë, u mbyll dita e sotme në Këshillin e Mandatave. Kërkesa e avokatit të Saimir Tahirit, ishte për ta shtyrë mbledhjen deri të hënën, kohë për palën e akuzuar të përgatiste materialin mbrojtës.

Por PD-ja ka qenë kundër kësaj kërkese dhe ka kërkuar që punimet të vazhdojnë ditën e sotme. Nga ana tjetër, deputetët socialistë janë shprehur pro kërkesës së avokatit Artan Hajdari. Këta kanë kujtuar se në asnjë rast në jetën e këtij parlamenti nuk është vepruar kaq shpejt, duke kujtuar se për heqjen e imunitetit të Lulzim Bashes është zgjatur 60 ditë.

Meqë palët nuk kanë gjetur mirëkuptim, një rrugë të mesme, ka ofruar kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai u shpreh se do ta shtyjë mbledhjen, deri nesër në orën 10:00 të ditës së nesërme, e shtunë.

Edhe kërkesa e Ruçit është kundërshtuar nga PD-ja, por mazhoranca ka vendosur që mbledhja të rinisë nesër në orën 10:00.

Të mërkurën Komisioni i Mandateve do të paraqesë raportin  e seancën  plenare parlamentare, ku do të votohet, me votë të fshehtë,  për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të rënda për heqjen e mandatit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button