Politika

LSI votë pro heqjes së imunitetit të Saimir Tahirit

Në një dalje për mediat deputeti i LSI-së Nasip Naço u shpreh se kjo forcë politike është pro kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.

Naço u  shpreh se nga ana e kryetarit Gramoz Ruçi po kërkohet që mbledhja të vijojë më dyer të mbyllura, por kjo është në shkelje flagrante të kushtetutës.

“Vendim i marrë nga zoti Ruçi nuk është i drejtë. Vota ime është por dhënies së autorizimit për imunitetin e Saimir Tahirit.

Është një standard morali i vendosur, nuk duam që të mbrohemi pas imunitetit.

Nuk dua të bëhem prokuror, as gjyqtar, mbështes prokurorinë të bëjë kontrolle në banesë dhe të marrë masa.

Nuk është një ditë e mirë për Tahirin, por është e mirë për shqiptarët që prokuroria po heton.

I bëj thirrje grupit të PS-së të mos e mbrojë Tahirin por ti hapë rrugë hetimit të tij”, tha Naço.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button