Kosova

Të dielën në votime, heshtje zgjedhore në Kosovë

Mesnatën e të premtes u mbyll fushata elektorale në Kosovë. Vetëvendosje dhe LDK zgjodhën Prishtinën për të zhvilluar mitingjet e tyre përmbyllëse, ndërsa PDK, Prizrenin.
“Ne jemi bashkë, fuqia e lëvizjes së këtij vendi, ne jemi forca e ndryshimit të Kosovës, ne jemi çdo herë fitorja e madhe e kombit tonë. Më 22 tetor do të jemi kthesa e madhe e Kosovës nga Prizreni në gjithë Kosovën”, tha Kadri Veseli.
Përr Albin Kurtin, tashmë ka ardhur koha që pas 11 qershorit, të dëshmohet se pushteti është i shumicës.
“Me ardhjen e VV në qeveri fillon demokratizimi institucional. Me mandatin qeverisës të Lëvizjes sonë, bëhet demokratizimi shoqëror. Kudo ku fiton VV, aty bëhet komune e shumicës. Siç e duam republikën tonë të jetë republike e shumicës, ashtu e duam dhe komunën tonë që të jetë komunë e shumicës”, tha Kurti.
I ashpër ishte Isa Mustafa, i cili akuzoi partitë e tjera se kanë abuzuar me besimin e LDK-së.
“LDK nuk ka keqperdorur vullnetin e qytetarëve të saj, por rivalët e saj politike e kanë keqpërdorur vullnetin e LDK për t’i kontribuar Kosovës, prandaj kësaj rradhe LDK kërkon mbështetjen qyetare për t’ua pamundësuar këtyre keqpërdoruesve të keqpërdorin LDK dhe Kosovën”, tha Isa Mustafa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button