Home / Ekonomia / Interkonjeksioni me Maqedoninë, qeveria garante për OST

Interkonjeksioni me Maqedoninë, qeveria garante për OST

Qeveria shqiptare do të garantojë kredinë që Operatori i Sistemit të Transmetimit do të marrë nga KfW gjermane për ndërtimin e linjës 400 kilovolt Shqipëri-Maqedoni.
Janë 50 milionë euro që do të përdoren për ndërtimin e segmentit Fier-Elbasan-Qafë Thanë. Sipas projektligjit që ka mbërritur në Kuvend, kredia do të paguhet nga OST, ndërkohë që qeveria merr përsipër që në rast pamundësie financiare të kompanisë të paguajë këstet e kredisë.
Në rast aktivizimi të mundshëm të garancisë, OST është i detyruar që t’i kthejë qeverisë gjitha shumat dhe kostot shtesë që kjo e fundit do t’i paguajë KfW-së.
Ndërtimi i kësaj linje integron plotësisht rrjetin shqiptar me linjat e rajonit duke duke krijuar kushte për shkëmbime tregtare dhe tranzitime pa kufizim të energjisë elektrike në Ballkan dhe zgjeron tregun.
Rritja e kapaciteteve importuese dhe eksportuese do të rrisë sigurinë e furnizimit me kosto me efikase dhe me humbje sa më të vogla në transmetimin dhe furnizimin me energji elektrike në Shqipëri.
Njëkohësisht, ky investim fuqizon rrjetin e tensionit të lartë në zonën jugore të Shqipërisë, ku parashikohen të zhvillohen burimet e ardhshme të prodhimit të energjisë elektrike, si pjesë e infrastrukturës së Korridorit të Tetë Europian dhe krijon mundësi të mira për lidhje nëpërmjet kabëllit nënujor me Italinë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: