Kosova

Baton Haxhiu shpalos detaje të exit-pollit, Prishtina shkon në balotazh

Drejtori i TV Klan Kosovës ka thënë se Prishtina shkon në balotazh, ndërsa ka lënë të kuptohet se qyteti i Pejës është i vetmi që shkon pa balotazh në gjithë Kosovën.

Ai tha se vetëm një komunë mund të shkojë pa balotazh dhe ajo është nga zona e Dukagjinit.

“Partitë politike nuk arritën rezultatet e pritura. Një parti e vogël shkon në balotazh, derisa partia më e vjetër ka rikthyer veten”, u shpreh Haxhiu duke iu referuar LDK-së si partia më e vjetër që ka një rezultat më të mirë.

Ai, po ashtu, shtoi se PDK-ja si partia tjetër më e madhja, deri në kohën e fundit e ka një rezultat goxha të keq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button