Home / Sporti / Flamurtari rikthehet te fitorja, e shpëton një mbrojtës

Flamurtari rikthehet te fitorja, e shpëton një mbrojtës

Flamurtari është rikthyer te fitorja, pas 3 barazimesh radhazi, teksa ka mposhtur jo pa vështirësi Kamzën, me rezultatin 1-0. Në stadiumin ‘Flamurtari’, të Vlorës, kamzalinjtë rezistuan deri në minutën e 82-të, kur Bicaj dërgoi në rrjetë një krosim të ardhur nga këndi.

Pas kësaj fitoreje, Flamurtari shkon në kuotën e 12 pikëve dhe i rimerr Partizanit vendin e 3-të. Nga ana tjetër Kamza, e cila vinte në këtë takim pas dy fitoresh radhazi, mbetet në kuotën e 9 pikëve.

“Më vjen mirë që fituam, sepse e kërkuam golin për 90 minuta dhe mendoj se merituam gjithçka. Kamza luajti gjatë gjithë ndeshjes në mbrojtje dhe nuk ishte e lehtë të shënoje, por rëndësi ka që ia dolëm të rikthehemi te fitorja, pas 3 javësh”, tha Duro.

Ndërsa trajneri i Kamzës, Ramazan Ndreu u shpreh i zhgënjyer për humbjen në Vlorë, teksa akuzoi se presioni i ushtruar ndaj arbitrave, solli gabime deçizive nga ana e tyre. Sipas tij, pa gabimet e gjyqtarëve, Kamza do të kishte dalë me të paktën 1 pikë nga kjo transfertë. Nuk mund ta imagjinoj se si mund të luhet një takim, kur ndaj arbitrave ushtrohet aq shumë presion para ndeshjes. Kam dyshimet e mia për golin e anuluar, sepse nuk pashë faull më parë, por edhe për një penallti të mohuar ndaj nesh”, tha Ndreu.

Në tre ndeshje te tjera ka patur këto rezultate: Dje Lushnja-Laçi O-3 dhe Luftëtari-Kukësi 0-3, kurse sot Vllaznia-Partizani 0-1. Evidentohet fakti se dy trajnerë, Hasan Lika i Luftetarit dhe Ernest Gjoka i Vllaznise i nisen ndeshjet e para me këto dy ekipe me humbje.

Superliga kryesohet nga Skënderbeu dhe Kukësi, me nga 16 pikë, por korçarët kanë një ndeshje më pak, të cilën do ta luajnë nesër në Durrës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: