Arte

Çelet ekspozita e dy piktorëve të njohur, Muhamet Kërpaçi dhe Vullnet Muja

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është çelur më 18 tetor ekspozita “Albanian & German ColorsArt & Wine Coctail” e dy piktorëve të njohur Muhamet Kërpaçi dhe Vullnet Muja.

Muhamet Kërpaçi quhet piktori që është bërë shumë i njohur për karikaturat e tij të shumta. Si artist kontemporan dhe me stilin e tij agresiv ka tërhequr vëmendjen e shumë artdashësve.

Vullnet Muja ushtron artin e tij në Gjermani dhe njihet për ngjyrat dhe surealizmin në punimet e tij.

Ekspozita ka qëndruar e hapur për vizitorët deri më datë 22 tetor 2017 në ambientet e Hollit Kryesor në Muzeun Historik Kombëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button