Home / Kosova / Aktivizohet KQZ, nis të publikojë ngapak rezultatet

Aktivizohet KQZ, nis të publikojë ngapak rezultatet

Pas problemeve teknike që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i pati në publikimin e rezultateve, tashmë kanë filluar t’i publikojnë ato në faqen e tyre zyrtare të internetit. Megjithatë, Zëdhënësi i KQZ’së tha për Express se nuk do do të dalin në konferencë për media.

KQZ nuk do të dalë sot në konferencë për media. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi.

“Në faqen e KQZ-së kanë filluar të shfaqen Rezultatet Preleminare. Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen faqes tonë. Sonte nuk do të kemi konferencë.”, ka thënë Elezi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: