Politika

Rama: Saimir Tahiri do jetë deputet i lirë, jashtë PS, për të mbrojtur të drejtën e vet

Kryeministri dhe kryetari i PS-së Edi Rama, ka njoftuar se Tahiri nuk do të jetë më pjesë e grupit të deputetëve dhe forume të kësaj partie.

“Saimiri do të jetë një deputet i lirë për të bërë betejën e tij, jashtë forumeve të Partisë Socialiste dhe jashtë Grupit Parlamentar të kësaj partie. Nëse Prokuroria sjell prova dhe vjen këtu me fakte, se sipas saj duhet t’i hapë rrugë arrestimit, Komisioni i Mandateve do të mblidhet dhe do ta ngremë dorën pa asnjë revervë. Siç do të ngremë dorën të mërkurën kundër arrestimit të Tahirit”.

Kryeministri Edi Rama, duke bërë me dije se ditën e mërkurë do të votojë kundër kërkesë së prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahirit, tha se nëse organi i akuzës do të gjejë prova që e implikojnë atë, atëherë PS do të votojë pro arrestimit të tij.

Duke folur para grupit të deputetëve socialistë, Rama u shpreh qartë se nëse do të ketë prova, dhe jo siç e quajti ai, kërkesën e prokurorisë si një letër bakalli, Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të votojë pro arrestimit të tij.

Refuzojmë kërkesën për arrest unanimisht, pranojmë dhënien e autorizimit për mos daljen jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur, garancinë pasurore, kontrollin personal dhe të banesës së Tahirit. Në asnjë rast për asnjë deputet tjetër, nuk do ta kisha kuptuar pranimin e këtyre kërkesave që mbeten ekstrem. Kjo është një cudi e re shqiptare, pasi pyetja a është i pafajshëm Tahiri nuk mund të rrijë pezull.

Kjo qeveri e re dhe unë jemi ndryshe, krejt ndryshe nga ata që na janë turrur me dëshpërimin e drejtësisë së re që po troket. Ne e duam të vërtetën, aty nuk u ka interesuar. Ne duam drejtësi, ata tollovi, unë e dua Saimirin, por më shumë dua drejtësinë për të më të treguar të vërtetën.

Tahiri duhet të hetohet me të gjithë mundësinë që parashikon kodi dhe deri kur të dalë e vërteta. Por nuk do të përzihemi politikisht si mbrojtës të Tahirit, nga unë deri te të gjithë të tjerët. Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Tahirit. Saimiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit dhe grupit parlamentar. Ne jemi këtu, nëse prokuroria sjell prova dhe jo gazeta dhe vjen këtu me fakte, jo për të mbyllur derën, komisioni mund të mblidhet dhe ashtu do të ngremë dorën për arrestin nëse prokuroria do të sjellë prova.”, -tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button