Home / Bota / SHBA-ja i bën gati bombarduesit bërthamorë, për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë

SHBA-ja i bën gati bombarduesit bërthamorë, për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë

SHBA-ja është e gatshme t’i vejë bombarduesit bërthamorë në gatishmëri 24-oreshe për herë të parë që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, midis tensioneve në rritje me Rusinë dhe Korenë Veriore.

Lajmi është bërë i ditur nga shefi i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, gjenerali David Goldfein, raporton DailyMail.

Midis tensioneve në rritje me Korenë Veriore dhe me Rusinë e rigjallëruar nën udhëheqjen e Putinit, Goldfein ka thënë se bombarduesit strategjikë do të jenë të gatshëm në baza ditore për herë të parë në 26 vjet e fundit, transmeton Express.

Duke u përshtatur me realitetin e situatës globale, ka thënë Goldfein, bombarduesit “B-52s” do të jenë të gatshëm në bazën ajrore “Barksdale” në Louisiana të armatosur me armë bërthamore – diçka që nuk është parë që nga viti 1991.

Kjo është lëvizja më e fundit mbrojtëse nga ushtria amerikane, e cila i përshtatet kërcënimeve luftëdashëse që presidenti Donald Trump i ka postuar në Twitter.

Leave a Reply

%d bloggers like this: