Bota

Itali, Lombardia dhe Veneto votojnë “pro” autonomisë më të madhe

Rajonet italiane Lombardia dhe Veneto votuan të dielën “pro” në një referendum jodetyrues për të kërkuar autonomi më të madhe nga qeveria qendrore.

Agjencia e lajmeve ANSA tha se votimi në Lombardia dhe Veneto, kryeqytetet rajonale të të cilave janë Milano dhe Venecia, filloi në orën 7:00 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 11:00.

Presidenti i Lombardisë, Roberto Maroni, tha se sipas rezultateve të para jozyrtare, 95 për qind kanë votuar pro, ndërsa vetëm tre për qind kanë votuar kundër.

Rreth 11 milionë votues, afërsisht një e katërta e popullsisë së Italisë, vendosën nëse duan që qeveritë e tyre rajonale të kërkojnë nga Roma më shumë kontroll lidhur mbi të ardhurat tatimore, sistemet e migrimit dhe arsimit.

Që të dy, Maroni dhe Luca Zaia, presidenti i Venetos, mbështetën votën “pro”, duke pretenduar se çdo rajon dërgon çdo vit mbi 50 miliardë euro nga taksat e tyre në Romë.

Sipas mediave italiane, kostoja totale e referendumit në dy rajonet do të arrijë në rreth 65 milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button