Home / Politika / Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, do të nënshkruhen dy marrëveshje për diasporën

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, do të nënshkruhen dy marrëveshje për diasporën

Në mbledhjen e qeverive Shqipëri-Kosovë, që do të mbahet në 27 nëntor në Korçë, dy nga 11 marrëveshjet që do të nënshkruhen do të jenë për diasporën.

Në një takim me ekspertë nga diaspora të zhvilluar të hënën, zëvendëskryeministri dhe ministri kosovar i Diasporës, Dardan Gashi, informoi lidhur me objektivat dhe proceset e ministrisë për diasporën dhe bashkëpunimin konkret me ministrinë homologe të Shqipërisë.

“Dy nga 11 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në fund të nëntorit ndërmjet dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare janë për diasporën”, theksoi Gashi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e diasporës kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Diasporës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: