Home / roze / Hollywood, tjetër skandal, 40 gra akuzojnë regjisorin James Toback

Hollywood, tjetër skandal, 40 gra akuzojnë regjisorin James Toback

Rasti i manjatit të filmave Harey Weinstein, i përfshirë në një skandal të madh seksual, duket se nuk ka qenë i izoluar në Holliywood.

Pikërisht në kohën kur akuzat për të sa vijnë e shtohen, një tjetër regjisor i kandiduar për Oskar vihet në shënjestër të akuzave të ngjashme.

Gati 40 femra akuzojnë James Toback për ngacmime seksuale. Gazeta amerikane “Los Angeles Times” tha se të paktën 31 prej tyre kishin treguar eksperiencat përgjatë 3 dekadave. Producenti, tani 72 vjeç mohon pretendimet dhe thotë se nuk kishte takuar asnjë prej femrave në fjalë. “Nëse e kam bërë ka qenë vetëm për 5 minuta, e nuk mbaj mend gjë”, ishin fjalët e tij.

Skenaristi dhe regjisori u kandidua për çmim Oskar në kategorinë e skenarit më të mirë për filmin “Bugsy” të vitit 1991.

Leave a Reply

Your email address will not be published.