Bota

G20-ta e vendosur për më shumë punësim dhe rritje ekonomike

g-20-australiMinistrat e Financave të vendeve të G20-s nisën sot një takim dyditor në Australi duke theksuar se ishin të vendosur për të bërë më shumë për punësimin dhe rritjen ekonomike botërore.

Të mbledhur në Cairns, qyteti pritës në lindjen australiane, ministrat dhe guvernatorët e bankave qendrore të shteteve të G20-s do të shqyrtojnë veçanërisht objektivin e tyre për rritjen ekonomike në pesë vitet e ardhshme dhe masat për luftën kundër optimizimit fiskal, një temë e preferuar për Francën, përfaqësuar nga ministri i Financave, Michel Sapin.

“Ne jemi të vendosur për të bërë më të mirën për të globin, për të zhvilluar rritjen e ekonomisë botërore, për të krijur më shumë vende pune dhe të mirëpaguara, për të ndërtuar infrastruktura që iu mundësojnë fëmijëve të kenë një cilësi jete më të mirë, një edukim dhe përkujdesje mjekësore”, deklaroi ministri australian i Ekonomisë, Joe Hockey, në hapje të debateve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button