Home / Politika / Rama: Imuniteti ka rënë, s’po mbrojmë Tahirin, por drejtësinë

Rama: Imuniteti ka rënë, s’po mbrojmë Tahirin, por drejtësinë

“Në asnjë vend të planetit nuk bën vaki që prokuroria të arrestojë një deputet pa kaluar nga parlamenti apo gjykata”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama në përgjigje të interesit të gazetarëve pas votimit në kuvend të kërkesë së prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Duke kujtuar se qeveria zbaton vetëm kushtetutën, Rama deklaroi se as ministri, as Kuvendi, as Këshilli i Mandateve nuk kthehen në gjyqtarë”.

 Nuk keni kuptuar që jemi në kushte thjesht të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë 5 rreshta se për çfarë bëhet fjalë. Akoma nuk keni marrë vesh që imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh. Nuk jemi këtu për të diskutuar për t’ia hequr apo jo imunitetin”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

Duke iu drejtuar gazetarëve se nuk kuptojnë, as lexojnë, as thellohen e as duan të dëgjojnë për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, Rama u tha se thjeshtë po përcjellin akuza “sikur të jeni një tel bakri”.

“Sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por për të mbrojtur drejtësinë. Cili prej jush do të pranonte që pronari do ta çonte në burg se mund të ketë vjedhur ndonjë mikrofon? As përpiqeni të thelloheni në ato që lexoni dhe as nuk doni të dëgjoni. Cili është roli që përfshin Kuvendin e Shqipërisë? Çfarë është Kuvendi, një studio noteri? Çfarë është Komisioni i Mandateve? Për çfarë është aty Kuvendi. Këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, por një kërkesë shumë ekstreme ‘arrestin me burg”, tha Rama.

“Ju jeni më të pafajshmit në këtë lloj historie. E kam për ato kokat e mëdhaja të katundit mediatik dhe politik që thonë të shkojë njëherë në burg pastaj e shohim. Ku jemi këtu në epokën e gurit a të drurit”, tha Rama.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: