Home / Politika / “Çështja Tahiri”, Brian Yee: Individët nuk duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike

“Çështja Tahiri”, Brian Yee: Individët nuk duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike

 

Hoyt Brian Yee: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“Individët nuk duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, deklaroi të mërkurën nga Prishtina, Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, duke folur lidhur me debatin që ka përfshirë vendin për “çështjen Tahiri”.

Në një intervistë me korrespondentin e Zërit të Amerikës në Prishtinë, Hoyt Brian Yee foli për zhvillimet në Shqipëri, dhe konkretisht akuzat që janë drejtuar ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan, Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë”.

“Jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipëria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në reforma, përfshirë këtu edhe reformën në drejtësi. Bashkërisht me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislacionin, të miratojë ndryshimet kushtetuese, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë. Dhe kjo për faktin se një gjë e tillë nuk është e rëndësishme vetëm për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për kushtet në të cilat jetojnë qytetarët e saj, por edhe për faktin se [reformat] janë një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Pikërisht në këtë frymë, sipas zyrtarit të lartë amerikan, “SHBA ka vazhduar të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformat në sundimin e ligjit, dhe po ashtu edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Sipas tij, “të gjitha këto shërbejnë për të ngritur standardin jetësor për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ta ndihmuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

“Ne jemi duke ofruar drejtpërdrejtë ndihmën tonë, ekspertizën teknike, ndihmën financiare, në ndërtimin e strukturave, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve, për t’u ndihmuar që të kryejnë punën e tyre. Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individuale, por gjithsesi besojmë në disa parime. I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji”, tha ai.

Në vijim, Hoyt Brian Yee u shpreh se “Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin”. “Shprehim mbështetjen e plotë për  prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet dhe për dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara, siguroi Hoyt Brian Yee, “janë të përfshira në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të vazhdojnë të kryejnë pjesën e tyre të punës në këtë proces”.

2 comments

  1. Mr Yee.Te sillet Nato ne Tirane dhe te bombardohen familjet e hajduteve dhe krimineleve shqipetare.Te clirohen shqipetaret nga fashizmi shqipetar.

  2. Te sillet Nato ne Tirane dhe te digjen te gjalle familet e Leka Zogut,nexhmije Hoxha,Fatos Nano,Ilir Meta ,Monika kryemadhi,Sali Berisha,Lulezim Basha,Bujar Nishani,Adriatik Llalla,Xhezair zaganjori,bashkim dedja dhe plehrat e PD,LSI.Te behet pastrimi etnik i shqipetareve nga hajdutet,kriminelet,nga sabotuesit e reformes ne drejtesi

Leave a Reply

Your email address will not be published.